BIOTERMEC

biotermec-crveni

BIOTERMEC

Aparati për djegie BIOTERMEC djegë vetëm peletin drunor të kualitetit të përshtatshëm: fuqi kalorike>18MJ/kg, me diameter 6-8mm, me gjatësi 36mm dhe lagështi maksimale 8%.

Aparati për djegie përbëhet prej vet djegësit(i cili montohet në derën e kaldajës) dhe vidhës transportuese e cila vendoset në rezervoarin e lëndës djegëse, dhe lidhet me aparatin për djegie përmes gypit fleksibil, përmes të cilit transportohet lënda djegëse nga rezervoari deri tek aparati për djegie.

Automatika është e vendosur në vet aparatin për djegie. Puna e aparatit për djegie është plotësisht automatike dhe mund të programohet për çdo ditë të javës veç e veç.

Për dallim nga pajisjet e ngjajshme në treg, BIOTERMEC posedon dy vidha transportuese. Përveç transportuesit kryesor më lartë të pëshkruar, në trupin e aparatit djegës gjithashtu ekziston edhe transportuesi sekondar që garanton punë më të sigurtë dhe më të besueshme.

Rekomandohet montimi i aparatit për djegien e peletit BIOTERMEC ekskluzivisht në kaldajat treventiluese (të tipit TKU3) për shkak të efikasitetit më të mirë dhe kursimit të lëndës djegëse.

Pajisja duhet të mirëmbahen rregullisht dhe të pastrohen periodikisht.
Modeli 100 dhe 150 posedojnë pastruesin mekanik dhe automaik shtesë të gypit flakrues të aparatit djegës. Modeli 150 ka mbulesën shtesë të gypit të flakës të punuar prej qeramikës zjarrëduruese.

TIP BIOTERMEC 50 BIOTERMEC 100 BIOTERMEC 150
Fuqia

maksimale

50 KW 100 KW 150 KW
Fuqia

minimale

10 KW 50 KW 100 KW
Shpenzimi

i peletit në

fuqinë min

Min 2 kg/h Min 10 kg/h Min 20 kg/h
Shpenzimi

i peletit në

fuqinë max

Max 10 kg/h Max 20 kg/h Max 30 kg/h
Pesha (kg) 13 kg 15 kg 20 kg
Shpenzimi i

energjisë el

gjatë ndezjes

400W 400W 400W
Shpenzimi i energjisë el. gjatë punës 100W 100W 100W
Furnizimi el. 220V 50 Hz 220V 50 Hz 220V 50Hz