TOBY 20-50

toby_20_50

TOBY 20-50


Kaldaja TOBY në pikëpamjen teknike dhe ekologjike paraqet zgjidhjen më efikase dhe më të pranuar të nxehjes me pelet që është prezent në tregun tonë.

TOBY 20-30-50 janë të projektuar ekskluzivisht për vendosje në ngrohëtore.

Furra e kaldajës punën në parimin e presionit: ajo është nën presion me kontrollë të rrept të sasisë së nevojshme të ajrit, rezultatet e djegies janë optimale.

Të gjitha proceset e punës janë automatike(ndezja, djegia, fikja e ndezësit), Kontrollimi i djegies është i shkallëzuar me ndihmën e regjimit të punës në fuqi minimale (modulimit). Kaldaja karakterizohet me punë të heshtur.

Kazani i brendshëm i kaldajës është i punuar prej teneqës së çelikt me trashësi 5milimetra, derisa anësoret tjera që nuk janë në kontakt me zjarrin janë me trashësi 4milimetra.

Termostati sigurues në transportuesin intern parandalon flakën kthyese. Senzori i presionit të furrës e ndalë punën e motorit dhe dozimin posa të hapet dera e poshtme e kaldajës.

Shkalla shfrytëzuese më pas është rritur (mbi 90%) dhe falë sipërfaqës shumë të lartë të ndërrusit gypor të ventilimit të dytë dhe të tretë. Në gypin ndërrues janë të vendosur turbulatorët të punuar prej teneqës spirale në formë të pllakave me të cilën edhe më shumë rritet efikasiteti i kaldajës.

Sipas shkallës shfrytëzuese nuk mund të matet me ndezësin me pelet, falë furrës e cila është adaptuar ekskluzivisht punës me pelet, kursimi vjetor i karburantit është edhe deri në 20%.

Bartja e peletit nga tanku bëhet përmes transportuesit intern të vendosur në tank dhe pastaj me ramje të lire përmes gypit të caktuar deri tek aparati për ndezje. Në këtë mënyrë, tanku i peletit dhe dhe furra e kaldajës fizikisht janë plotësisht të ndar dhe mes vete nuk kanë lidhshmëri mekanike me të cilën pamundësohet bartja e flakes kah tanku i kaldajës. Për çdo rast termostati sigurues në transportuesin intern parandalon flakëm kthyese eventuale.

Kaldaja TOBY plotëson kërkesat më të rrepta mjedisore kur është fjala për emetimin e grimcave të dëmshme (i testuar në fakultetin e Makinerisë në Nish – Serbi). Të gjitha vlerat emetuese janë në suaza të vlerave referuese për klasën më të lartë të kaldajave (Klasa 5).

TOBY 30 kështu i plotëson kushtet për subvencione në shtetet dhe regjionet e BE ku ekziston programi për subvencione për blerjen dhe montimin e burimeve regjeneruese të energjisë.

Kaldaja i posedon tre sisteme të sigurisë: Dera anësore e sigurisë kundër mbipresionit të papritur në furrë, termostati sigurues në transportuesin inter e parandalon flakën kthyese. Senzori i shtytpjes në furrë e ndal punën e motorit dhe dozimin posa të hapet dera e poshtme e kaldajës.

<

TIP TOBY 20 TOBY 30 TOBY 40 TOBY 50
Fuqia e tërësishme 24,7 kW 31,7 kW 40 kW 50 kW
Shprenzimi i peletit në fuqinë min. Min 1 kg/h Min 2,18 kg/h Min 2,7 kg/h Min 3,20 kg/h
Shpenzimi i peletit në fuqinë max. Max 4,9 kg/h Max 7,17 kg/h Max 8,8 kg/h Max 10,0 kg/h
Gjerësia (mm) 974 1144 1194 1194
Lartësia (mm) 1385 1485 1535 1585
Thellësia (mm) 694 694 724 804
Lartësia e qyngut të gazrave tymues (mm) 975 975 1125 1175
Linja nismëtare/
kthyese (col)
1“ 5/4“ 5/4“ 5/4“
Pesha (kg) 298 338 398 470
Kapaciteti i tankut (kg) 120 150 180 200
Vrima e qyngut (mm) ø120 ø120 ø120 ø120
Gypi i ajrit (mm) ø50 ø50 ø50 ø50
Vëllimi i kazanait 62 lit 80 lit 98 lit 114 lit
Temperatura e liruar e gazrave tymues <160 ºC <160 ºC <160 ºC <160 ºC
Shpenzimi i ener. elektrike gjatë ndezjes 400W 400W 400W 400W
Shpenzimi i ener. elektrike gjatë punës 100W 100W 100W 100W
Furnizimi elektrik 220V 50 Hz 220V 50 Hz 220V 50Hz 220V 50Hz
Shkalla shfrytëzuese >90% >90% >90% >90%