TOBY B 12-17-21

toby_b

TOBY B 12-17-21


Kaldajat TOBY janë të destinuara ekskluzivisht për vendosje në ngrohëtore. Posedojnë izolimin termik kështu që pjesën më të madhe të energjisë së vetë nxehëse ia dorëzojnë rrjetit të nxehjes qendrore.

Shenja B tregon se dimesionet e kaldajës janë përshtur vendosjes së kaldajës në hapsira më të vogëla apo ku ka vështërsi për të vendosur kaldaja shkaku i hapsirës së ngushtë dhe të ngjajshme.

Modeli 12 ekziston si SET konstruktim: Të gjitha elementet e kaldajës veç janë të montuar në kaldajë: pompa qarkulluese, ena shpërndarëse, valvula siguruese.Modelet 17 dhe 21 nuk ka SET konstruktin, që do të thotë se elementet e kaldajës nuk janë të montuara në kaldajë.

Sikurse edhe tek modelet standard të kaldajava TOBY 20-30-50, furra punon në parim të njëjtë nën presion: ajo është nën presion me kontrollë rigoroze të sasisë së nevojshme të ajrit, rezultatet e djegies janë optimal.

Të gjitha proceset e punës janë automatike(ndezja, djegia, fikja e ndezësit), Kontrollimi i djegies është i shkallëzuar me ndihmën e regjimit të punës në fuqi minimale (modulimit). Kaldaja karakterizohet me punë të heshtur.

Bartja e peletit nga tanku bëhet përmes transportuesit intern të vendosur në tank dhe pastaj me ramje të lire përmes gypit të caktuar deri tek aparati për ndezje. Në këtë mënyrë, tanku i peletit dhe dhe furra e kaldajës fizikisht janë plotësisht të ndar dhe mes vete nuk kanë lidhshmëri mekanike me të cilën pamundësohet bartja e flakes kah tanku i kaldajës. Për çdo rast termostati sigurues në transportuesin intern parandalon flakëm kthyese eventuale.

Pastrimi i kaldajës është reduktuar në minimumin absolute kur bëhet fjalë për karburant të ngurtë, gjithësejt një herë në javë.

Kaldaja TOBY plotëson kërkesat më të rrepta mjedisore kur është fjala për emetimin e grimcave të dëmshme (i testuar në fakultetin e Makinerisë në Nish – Serbi). Të gjitha vlerat emetuese janë në suaza të vlerave referuese për klasën më të lartë të kaldajave (Klasa 5).

Termostati sigurues në transportuesin intern parandalon flakën kthyese. Senzori i presionit të furrës e ndalë punën e motorit dhe dozimin posa të hapet dera e poshtme e kaldajës.

Tip TOBY B 12 TOBY B 17 TOBY B 21
Fuqia e tërësishme 3,6 kW – 12,3 kW 4,8 kW – 19,5 kW 6,3 kW – 21,2 kW
Zona ngrohje 100 sqm 125 sqm 150 sqm
Shpenzimi i peletit në fuqinë minimale Min 0,8 kg/h Min 1,1 kg/h Min 1,2 kg/h
Shpenzimi i peletit në fuqinë maksimale Max 2,8 kg/h Max 3,9 kg/h Max 4,2 kg/h
Gjerësia (mm) 565 615 635
Lartësia (mm) 1465 1465 1525
Thellësia (mm) 725 775 905
Lartësia e qyngut(mm) 190 190 190
Linja nismëtare /kthyese (col) 1“ 1“ 1“
Pesha (kg) 190 210 265
Kapaciteti i tankut(kg) 80kg 90kg 100kg
Vrima e qyngut (mm) ø80 ø80 ø80
Gypi i ajrit (mm) ø50 ø50 ø50
Vëllimi i kazanit 33 lit 41 lit 58 lit
Temperatura e liruar e gazrave tymues <160 ºC <160 ºC <160 ºC
Shpenzimi i energjisë elek. gjatë ndezjes 400W 400W 400W
Shpenzimi i energjis elek, gjatë punës 100W 100W 100W
Furnizimi elektrik 220V 50Hz 220V 50Hz 220V 50Hz
Shkalla e shfrytëzimit >90% >90% >90%