Pastrimi dhe mirëmbajtja e kaldajës me pelet TOBY B dhe TOBY H
Kusht që kaldaja me pelet të funksionojë mirë është pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullët e kaldajës. Në pastrim të rregullët bie:
-
Zbrazja e të dy shpuzoreve të kaldajës(Kapitulli I)
-
Largimi i shtresave të hirit në pjesën e poshtme të furrës(nëse ka)
-
Pastrimi i pjatës ku digjet peleti
-
Pastrimi i enës ku gjendet pjata për djegien e peletit
-
Shkundja e hirit nga ndërruesi termik i kaldajës( shpjegim më të detajuar në vazhdimin vijues të këtij artikulli, Kapitulli II). Kaldaja nuk ka nevojë të hapet por vetëm 5-10 sekonda të tundet leva poshtë-lart. Leva i ngritë dhe i lëshon turbulatorët spiral që janë të vendosur në gypat e ndërruesit termik, duke shtyrë hirin i cili është grumbulluar aty të bie në pjesën e poshtme të kaldajës.
Në pastrimin sezonal të kaldajës, përveç veprimeve të përshkruara më lart, është edhe hapja e furrës së kaldajës nga pjesa e sipërme dhe pastrami i detajuar i pjesëve dhe i sipërfaqes ku mund të ketë qasje (Kapitulli III).
Varsisht nga kualiteti i peletit, faktorëve të jashtëm(dimër i fortë apo i butë), sasisë dhe shpeshtisë së djegies, pastrimi sezonal është i nevojshëm të realizohet disa herë gjatë sezonës së ngrohjes, e jo vetëm në fund të sezonës së ngrohjes.
Mirëmbajtja e rregullët është kusht si për funksionimin e mirë ashtu edhe për garanci të jetëgjatësisë së kaldajës. Me kalda dorëzohen edhe pajisjet për pastrim që e lehtëson qasjen tek pjestë e kaldajës. Pastrimin e lehtëson përdorimi i thithësës së hirit(nuk vjen apo nuk dorëzohet me kalda, por blehet veçmas).
Sa shpesh me duhet të pastroj kaldajën? Kjo varet ekskluzivisht nga kualiteti i peletit. Pastrimi i kaldajës është i domosdoshëm të bëhet një herë në javë dhe një herë në muaj pastrami i detajuar dhe në fund të sezonit të ngrohjes. Me pelet të dobët pastrimi duhet të bëhet edhe 2-3 herë në javë.
U
Nëse përdoret peleti i kualitetit të dobët me elemente të papastërta me origjinë organike(dhe, rërë), me kalimin e kohës do të vijë deri tek shtresimi i tyre në formë të shtresave të “ silikatit”. Kaldaja nuk do të punojë me kapacitet të plotë. Shtresimet është e mundur të largohen, praktikisht kjo do të thotë që kaldaja të pastrohet për çdo ditë.
Mospastrimi i kaldajën çon deri tek shkatërrimi i saj i shpejtë, respektivisht gërryerjen e pjesëve të kaldajës, e që nga ana tjetër kontribuoan në djegie më të dobët dhe humbje nxehtësie.
Kjo kalda është e destinuar për pelet të pastër drunor pa kurrfarë papastërtie. Djegia është më kualitative dhe afati i punës së aparati për djegie i kaldajës më i gjatë.
Para se t’i qaseni pastrimit, kaldaja duhet të jetë e fikur dhe të gjitha pjesët e furrës plotësisht të ftohura. Kjo është në veçanti e rëndësishme për pastrimin e turbulatorëve të kaldajës duke lëvizur levën e turbulatorit. Nëse kjo bëhet derisa është e nxehtë, do të vijë deri tek deformimi i turbulatorit.
PATJETËR të përdoren dorezat gjatë çdo veprimi.
Pason paraqitja e detajuar se si pastrohen kaldajat me pelet TOBY H. Të gjitha operacionet janë identike edhe për versionin B.
Kjo faqe është përshtatur për ekranin e telefonit mobil.
I Pastrimi i rregullët javor i kaldajës
Veglat e nevojshme: Dorezat, thithësja e hirit, ( apo masha që dorëzohet me kaldajën).
1. Të hapet dera kryesore prej qelqi e kaldajës. Të hiqet shpuzorja kryesore me hi.
2.Të nxirret dhe mandej të pastrohet filxhani i aparatit për djegie mbi shpuzorën të cilën veç e keni nxjerr jasht. PJESËT E KALDAJËS MUND TË JENË TË NXEHTA.
3.Të pastrohet muri ndarës nën filxhanin e aparatit për djegie me thithësen e hirit.
4.Të pastrohet pjesa e poshtme e furrës nga hiri (me thithëse të hirit)
Nëse nuk keni thithëse përdorne mashën e kaldajës dhe shpuzorën që dorëzohet me kaldajë.
Të pastrohet maja e gypit në të cilat gjenden nxehësi për ndezjen e peletit. Gjatë këthimit të filaxhanit përsëri në vendin e vet, vini re në pozicionimin e drejtë të filxhanit në kaldaj(vrima e nxehësit shërben si reference, keni kujdes që filxhani të vendoset mirë në bazament, në të kundërtën kaldaja nuk do të punojë mirë.) Vini re se rrjeti mbrojtës a është ne vendin e vet(në perimetrin e filxhanit nga ana e saj e poshtme)
5.Të largohet pjesa e mbështjellësit të kaldajës poshtë derës kryesore të kaldajës, së pari duke e ngritur e mandej duke tërhequr nga vetja.
6.Të zhdredhet vidha që shtrëngon kapakun e pjesës së poshtme të furrës.
7.Të pastrohet hapësira në pjesën e poshtme të furrës me thithëse të hirit apo me ndihmën e veglave për pastrim (me ndihmën e mashes që shihet në foto)
Gjatë kthimit të kapakut, shtrëngoni deri në fund vidhet që të mos hy ajri i papërshtatshëm në kaldajë(në të kundërtën kaldaja nuk do të punojë mirë).
II Pastrimi javor i turbulatorit të kaldajës
Veglat e nevojshme: Dorezat, thithësja e hirit, ( apo masha që dorëzohet me kaldajën), çelsi për ngritjen e turbulatorit( dorëzohet me kalda).
Pastrimi të realizohet ekskluzivisht kur kaldaja është e ftohur, në të kundërtën do të vijë deri tek dëmtimi i turbulatorit.
TOBY H: Turbulatori është i vendosur nën kapakun e vogël në pjesën e sipërme të kaldajës, Gjithësejt janë dy vrima të tilla në kaldaj. Në çdo vrimë të ngritet kapaku nën të cilin është levi. Me tundjen e levit posht-lart me ndihmën e veglave që janë dorëzuar bëhet pastrami i turbulatorit ndërruesit në furrë. Hiri bjen në pjesën e poshtme të kaldajës. Të mbyllet dera vogël.
TOBY B: turbulatori është i vendosur në pjesën e sipërme të kaldajës nën magazinën e peletit. Gjithësejt janë dy vrima të tilla në kaldaj. Me tundjen e levit posht-lart me ndihmën e veglave që janë dorëzuar bëhet pastrami i turbulatorit ndërruesit në furrë. Hiri bjen në pjesën e poshtme të kaldajës.
III Pastrimi i detajuar i pjesës së sipërme të furrës(pas sezonës së ngrohjes).
Veglat e nevojshme: Dorezat, thithësja e hirit, (apo masha që dorëzohet me kaldajën), çelësi inbus numër 4, çelësi në formë piruni 13-inq, copë shiriti prej alumini (50 cm).
TOBY B: kapërcene veprimin 1-4 dhe veprimin 8. Të gjitha veprimet tjera janë identike. Hapja e derës së furrës bëhet me ndihmën e çelësit që dorëzohet së bashku me kaldajën.
I njëjti çelës përdoret edhe për ngritjen e turbulatorit.(Kapitulli II)
1.Me ndihmën e çelësit inbus numër 4 të hiqet mbulesa e sipërme e kaldajës. Nevojitet të zhdredhen të gjitha vidhet në mbulesën e sipërme të kaldajës.
2.Të nxirret kablli nga ekrani i kaldajës në pjesën e pasme.
3.Kablli është nxjerr nga ekrani.
4.Të hiqet mbulesa e sipërme e kaldajës.
5.Nën mbulesë shihet izolimi. Izolimi është i përforcuar për kaldajën me ndihmën e shiritit prej alumini.
6.Nevojitet të prehet shiriti dhe të nxirret komplet izolimi jasht kaldajës.
7.Çelësi në formë piruni apo të shkronjës U numër 13 nevojitet për të zhdredhur të gjitha vidhet në kapakun e sipërm nën izolim.
8.Të hiqet paneli(mbulesa) e përparme e kaldajës për shkak të qasjes më të lehtë.
9.Mandej të ngritet kapaku dhe të lihet anash.
10. Tani mund t’i qasemi pastrimit të detajuar të pjesësë së sipërme të kaldajës.
11.Përdorimi i thithës së hirit do ta shpejtojë këtë proces.
12.Pas përfundimit të pastrimit e kthejm kapakun në vendin e tij dhe shtrëngojmë të gjitha vidhet.
13.E kthejmë izolimin në vendin e mëparshëm dhe përsëri e ngjesim me një copë shiriti prej alumini.
14.E kthejm panelin e përparëm si dhe mbulesën e sipërme të kaldajës, të shtrëngohen me inbus vidhet dhe të kthehet kablli në ekranin e kaldajës.