Tregimi ynë
Kompani jonë është themeluar në vitin 1986 dhe që nga atëherë “Termomont” ka zgjeruar prodhimin e gjerë të kaldajave për nxehje qendrore, kaldaja solare, aparate për djegien e peletit, tanke për deponim dhe mbulesa të ndryshme për sistemet e nxehjes. Le të kthehemi prapa në vitin 1986 kur u themelua “Termomont” si një kompani e vetme private në rajonin e Sremit(Vojvodinë, Serbi, ish Jugosllavi). Në vitin e praë të formimit, me vetën 10 punëtorë “Termomont” fiton reputacionin lokal në fushën e inxhinerisë. mirëmbajtjes dhe instalimin e sitemeve të nxehjes qendrore në veçanti të kaldajave të mëdha me ujënxehës.
Në fillimi të viteve të 90-ta, kompania prezenton produktin e vet të kaldajave elektrike dhe shume shpejt ka shtuar lloje tjera të kaldajave ujënxehëse me karburant të ngurtë dhe të lëngët. Menjëherë pas, lista e produkteve u zgjerua me tanke për ujë sanitary, kaldaja solare, dhe mbulesa tjera e qynga. tanke nafte dhe radiator me tuba. Në vitin 2010 “Termomon” fillon me prodhimin vetjak të aparatit për djegien e peletit drunor, e që mbetet fokusi ynë kryesor deri më sot.
“Termomont” ngadal po bëhet një brend shumë i njohur në tregun vendor por gjithashtu edhe duke eksportuar produktet e veta në tregun e fqinjëve të ish republikave të: Bosnës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës.
Rritja e shpejt në tregun e BE dhe të Rusisë ngjau pas vitit 2012. Kaldajat me karburant të ngurtë dhe pelet drunor nga “Termomont” gjetën rrugën e vet për në shtetet siç janë: Sllovenia, Rumania, Spanja, Portugalia, Republika Çeke, Polonia, Finlanda, Estonia. Letuania, Greqia, Bugaria, Shqipëria. Nga 2010. Ne kemi shpërndarë kuantitetin më të madh të kaldajave tek partneri ynë në Federatën Ruse përfshirë këtu edhe Unionin e Tregut të Lirë të vendeve Bellorusi dhe Kazakistan.
Pas më shumë se 30 vjet ekzistimi, “Termomont” ka një fabrik modern në Shimanovci që shtrihet në sipërfaqe mbi 6000 metra katror, me më shumë se 120 punëtor të punësuar, dhe një qëndër moderne për distribuim me hapsirë për deponim.
Nga viti 2005 “Termomont” është në zbatimin e sistemit të kontrollit të kualitetit nga ISO 9001, çertifikuar nga TUV Thueringen. Nga viti 2013 ne e përdorim ISO 14001 por gjithashtu edhe standardet specifike për pajisjet me presion dhe konstruksionet e salduara në pajtim me udhëzimin evropian PED 97/23 dhe EN 3834.
Këtu ju mund të shihni një video inqizim të shkurtër që ju çon nëpër kompaninë tonë(inqizimi është realizuar në njërën prej shumë vizitave të partnerëve dhe monterëve tanë)