TOBY H 12-17-21
Kaminat kaldajik TOBY janë të destinuar për vendosje vetëm në hapsirat e banuara. Për dallim nga kaldajat TOBY (12B, 20B, 20, 30 dhe 50) version H tregon se këto kaldaja janë të llojit shtëpiak, respektvisht, janë të projektuar për t’u vendosur në dhomat e banimit. Në vete nuk kanë izolim kështu që nxehtësinë përveç rrjetit të nxehjes qendrore e shpërndan në ambient drejtëpërdrejtë.
Të gjitha elementet e kaldajës veç janë të montuara në kalda: pompa qarkulluese, ena shpërndarëse, valvula siguruese, kovë ventiluese. Dera e kaldajës është e prodhura prej çelikut të shkrirë. Prodhohet në dy ngjyra: bezhë apo të kuqe.
Sikurse tek kaldaja TOBY furra e kaldajës punon në parim të njëjtë nën presion: ajo është nën presion me kontroll të rrept të sasisë së nevojshme të ajrit, rezultatet e djegies janë optimale.
Të gjitha proceset e punës janë automatike(ndezja, djegia, fikja e ndezësit), Kontrollimi i djegies është i shkallëzuar me ndihmën e regjimit të punës në fuqi minimale (modulimit). Kaldaja karakterizohet me punë të heshtur.
Bartja e peletit nga tanku bëhet përmes transportuesit intern të vendosur në tank dhe pastaj me ramje të lire përmes gypit të caktuar deri tek aparati për ndezje. Në këtë mënyrë, tanku i peletit dhe dhe furra e kaldajës fizikisht janë plotësisht të ndar dhe mes vete nuk kanë lidhshmëri mekanike me të cilën pamundësohet bartja e flakes kah tanku i kaldajës. Për çdo rast termostati sigurues në transportuesin intern parandalon flakëm kthyese eventuale.
Pastrimi i kaldajës është reduktuar në minimumin absolute kur bëhet fjalë për karburant të ngurtë, gjithësejt një herë në javë, me pelet të kualitetit të lartë, për çdo 15 ditë.
Kaldaja TOBY plotëson kërkesat më të rrepta mjedisore kur është fjala për emetimin e grimcave të dëmshme (i testuar në fakultetin e Makinerisë në Nish – Serbi). Të gjitha vlerat emetuese janë në suaza të vlerave referuese për klasën më të lartë të kaldajave (Klasa 5).
Termostati sigurues në transportuesin intern parandalon flakën kthyese. Senzori i presionit të furrës e ndalë punën e motorit dhe dozimin posa të hapet dera e poshtme e kaldajës.
TIPO | TOBY H 12 | TOBY H 17 | TOBY H 21 |
Fuqia e tërësishme | 13,5 kW | 19,9 kW | 21,7 kW |
Fuqia e dorëzuar rrjetit | 11 kW | 17,6 kW | 18 kW |
Shpenzimi i peletit në fuqinë minimale | Min 0,7 kg/h | Min 0,9 kg/h | Min 1,2 kg/h |
Shpenzimi i peletit në fuqinë maksimale | Max 2,8 kg/h | Max 3,9 kg/h | Max 4,3 kg/h |
Gjerësia (mm) | 520 | 580 | 605 |
Lartësia (mm) | 1080 | 1080 | 1140 |
Thellësia (mm) | 800 | 820 | 935 |
Lartësia e qyngut(mm) | 200 | 200 | 220 |
Linja nismëtare /kthyese (col) | 1“ | 1“ | 1“ |
Pesha (kg) | 198 | 224 | 268 |
Kapaciteti i tankut | 15kg | 15kg | 25kg |
Vrima e qyngut (mm) | ø80 | ø80 | ø80 |
Gypi i ajrit (mm) | ø50 | ø50 | ø50 |
Vëllimi i kazanit | 19lit | 29lit | 38lit |
Temperatura e liruar e gazrave tymues | <160 ºC | <160 ºC | <160 ºC |
Shpenzimi i energjisë elek. gjatë ndezjes | 400W | 400W | 400W |
Shpenzimi i energjis elek, gjatë punës | 100W | 100W | 100W |
Furnizimi elektrik | 220V 50 Hz | 220V 50 Hz | 220V 50 Hz |
Shkalla e shfrytëzimit | >90% | >90% | >90% |