TOBY H

toby-h-2018-web

TOBY H

Kaminat kaldajik TOBY janë të destinuar ekskluzivisht për vendosjen në hapësirat e shtëpive të banimit.
Për dallim nga kaldaja TOBY (B) verzoni H tregon se këto kaldaja janë të llojit shtëpiak respektivisht, të destinuar për t’u vendosur brenda hapësirës banesore. Nuk kanë izolim brenda vetes, kështu që nxehtësinë përveç instalimit(rrjetit) të nxemjes qendrore e shpërndajnë edhe në ambient drejtëpërdrejtë me rrezatim të nxehtësisë.

Kamini është plotësisht i sofistikuar dhe i ridizajnuar në krahasim me versionin paraprak: TOBY H është kaldaja e parë me pastrim automatik të aparatit për djegje në tregun vendor! Përparësitë janë të shumëfishta:

  • Djegja më e mirë – efikasiteti më i mirë
  • Aparati i djegjes është “më i rezistueshëm” ndaj peletit me kualitet të ndryshëm ( siç është rasti në tregun vendor)
  • Kaldajën nevojitet më rrallë të pastrohet sesa që është tek prodhuesit tjerë

Të gjitha proceset e punës janë automatike (ndezja, djegja, fikja e aparatit për djegje. Kontrolla e djegjes është e shkallëzuar përmes regjimit të punës me fuqi minimale (modulimi).

Elementet vijuese të kaldajës veç janë të montuara në kalda: pompa qarkulluese, ena shpërndarëse, valvula siguresë. Dera e kaldajës si dhe rrethoja e aparatit për djegje janë të punuara prej çelikut të shkrirë.

Rregullimi i punës së kaldajës bëhet përmes ekranit i ndjeshëm në prekje (touch screen) – edhe një përparësi krahasuese për dallim nga shumë prodhime të ngjajshme në treg.

Kaldajën – kamin ka mundësi të konektohet me termostatin e dhomës.
Me blerjen e ruterit shtesë bëhet e mundur konektimi i kaldajës pa tela në internet; ndezja nga distanca dhe kontrollimi përmes aplikacionit në telefonin mobil (me android apo ios platformën).

Bartja e peletit nga tanku bëhet përmes transportuesit intern i vendosur në tank dhe mandej me ramje të lirë përmes gypit adekuat futet në aparatin për djegje. Në këtë mënyrë, tanku i peletit dhe furra e kaldajës fizikisht janë plotësisht të ndar dhe nuk kanë mes vete lidhshmëri mekanike, me të cilën pamundësohet kalimi i flakes në tankun e peletit. Për çdo rast termostati siguresë që është i vendosur në transportuesin intern ndalon flakën kthyese eventuale.

Kaldaja TOBY plotëson kërkesat strikte ekologjike kur bëhet fjalë për emitimin e grimcave të dëmshme. Të gjitha vlerat emituese janë në suaza të vlerave emituese të cilat i lejojnë normat strikte të shteteve të caktuara të BE.

 

TIP TOBY H 15 TOBY H 20 TOBY H 24
Fuqia e tërësishme 14,1 kW 20,3 kW 23,48 kW
Fuqia e dorëzuar rrjetit 12 kW 16,5 kW 19,48 kW
Shpenzimi i peletit në fuqinë minimale Min 0,9 kg/h Min 1,5 kg/h Min 1,7 kg/h
Shpenzimi i peletit në fuqinë maksimale Max 3,6 kg/h Max 5,1 kg/h Max 5,9 kg/h
Gjerësia (mm) 520 580 605
Lartësia (mm) 1080 1080 1140
Thellësia (mm) 800 820 935
Lartësia e qyngut(mm) 200 200 220
Linja nismëtare /kthyese (col) 1“ 1“ 1“
Pesha (kg) 198 224 268
Kapaciteti i tankut 20kg 22kg 25kg
Vrima e qyngut (mm) ø80 ø80 ø80
Gypi i ajrit (mm) ø50 ø50 ø50
Vëllimi i kazanit 19lit 29lit 38lit
Temperatura e liruar e gazrave tymues <160 ºC <160 ºC <160 ºC
Shpenzimi i energjisë elek. gjatë ndezjes 400W 400W 400W
Shpenzimi i energjis elek, gjatë punës 100W 100W 100W
Furnizimi elektrik 220V 50 Hz 220V 50 Hz 220V 50 Hz
Shkalla e shfrytëzimit >92% >92% >92%


termomont brosura o proizvodu pdf
Prospekt